Bashkia, sikurse kishte njoftuar nis te merkuren procesin e dëgjesave publike me grupet me te medha te interesit për sektorin e turizmit.
Ne kete degjese qe drejtohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, kane qene të pranishem pronare dhe administratore hotelesh, dhe restoranesh, nga Shoqata e Biznesit Turistiikk nga e gjithe hapesira e territorit te bashkise. si dhe këshilltare bashkiake, nga Kompania Ujesjelles kanalizime sha, punonjes te administrtaes dhe specialiste te Bashkise, etj,.

Mendimet, sugjerimet, vërejtjet etj, ne kete tryeze gjithperfshirese, jane konsideruara nga organizatoret si nje instrument i vlefshmem, për të përmirësuar së bashku ofertën turistike në vitit 2022 duke adresuar edhe buxhetin e vitit te ardhshem me sfidat perkatese.


“Nisëm sot ciklin e dëgjesave me grupet më të mëdha të interesit për sezonin, fokusi me operatorët turistikë ishte sezoni që lamë pas dhe sfidat që na presim për sezonin e ardhshëm turistik. Nga bashkëbisedimi me bizneset më të qenësishme turistike, të trajtuar nga Bashkia si partnerë të qëndrueshëm, morëm mendime dhe sugjerime të vlefshme, për të përmirësuar së bashku ofertën turistike në vitin që vjen dhe që buxheti i vitit 2022 të jetë një instrument për sezon edhe më të mbarë, si dhe për të ofruar një qytet më cilësor për t’u banuar dhe më të kërkuar për të pushuar.”-eshte shprehur pas kesaj degjese kryebashkiaaku Adrian Gurma, njeheresh edhe inicues i ketij zhvillimi konsultues/SARANDANEWS.AL///

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi