Eshtë arrestuar sot nga policia një 40 vjeçar, ne Sarande pasi iu gjeten fara kanabisi, një granatë dhe radio policie . Ne komunikaten e saj Policia sqaroi:
“Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Iu gjetën sasi farash narkotike cannabis sativa, granatë ofensive, dhe një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë, vihet në pranga një 40-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të dyshuar H. S., 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si rezultat i kontrollit në banesë ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa, një granatë ofensive së bashku me ndezësin, një radio dhënëse-marrëse me kanalet e Policisë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. S., 40 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI