–
Policia në Sarandë ka vënë në pranga Ibrahim Dudën, i cili goditi me thikë dy vëllezër adoleshente pasi i shtypën qenin.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar Dudës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 24 prill në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”.
Kujtojmë se zënka mes 43-vjeçarit dhe dy vëllezërve adoleshente 16 dhe 18 vjec ndodhi për shkak të një qeni. Dyshohet se dy adoleshentët i shtypën me makinë qenin 43-vjeçarit dhe për këtë arsye ai i ka sulmuar me thikë. Pas ngjarjes Duda u arratis. Ai njihet si përdorues i drogave të forta, dhe është person me precedentë të mëparshëm penal, pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI