SARANDE/ 18.12.20//Një bulevard i ri po merr formë ne Sarande. Ai jo konturohet ne ish rrugen “Jonianet” dhe shtrihet nga shkallaret tradicionale prane Kinoteatrit “Butrinti” deri te rrugica e ish maternitetit te vjeter.

Pllakat e medha dekorative qe shtrohen ne platformen e bulevardit te ri duket se kane te gjitha cilesite per te mos e penguar kemebsorin qe do te shëtise ne kete pjese te qytetit.

Qytetaret kureshtare kane verejtur se ne kete bulevard te ri nuk eshte përodur guri dekorativ krejt i papershtatshëm qe eshte vendosur si kalldrem ne rrugen e Flamurit (Rruga Nr.1). Ne ate rruge qe u shoqerua me shume kritika nga banoret sot, ben ecje te parehate si kalimtari edhe automjeti. (Nuk dihet cili ka qene perfytyrimi i kompanise zbatuese dhe inxhiniereve per ate kalldrem ku, me mire do te shkonte ne nje qytet me monopate, ose ne zonat rurale ku te ecnin kuajt me patkonj çeliku dhe ne mbremje nga kontakti me guret me gunga, te dilnin shkendija..!)

Bulevardi i ri si dhe rehabilitimi i zones se Plazhit te ri deri te Porti Detar, nuk ka qene objekt i degjesave publike te inicuara me pare nga FSHZH, investitor i shetitores ne Sarande./SARANDANEWS.AL-R-SR///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore