I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, por është arrestuar nga policia. Kështu ka ndodhur me një 33-vjeçar në Sarandë.
Policia sqaroi se në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.//SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë