Një 63 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sarandë, pasi është rrëzuar nga kati i 15-të i pallatit ku punonte si roje.
Ai ka rënë në katin e 14-të, por edhe kjo lartësi e vogël fatkeqësisht i ka shkaktuar vdekjen.
“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime te SARANDANEWS.AL mesuan se 63 vjeçari Hasan Imeri, prej disa vitesh punonte si roje ne objektin e njohur si “15 kateshi” ne Sarande. Ende nuk ka njoftime zyrtare mbi hetimet e para rreth ngjarjes se rende dhe as mbi rrethanat e kesaj ngjarje aksidentale.
Me pare 63 vjeçari ka punuar per nje periudhe ne policine kufitare, dhe vitet e punes ne sektorin privat i sherbenin per vjetersi ne moshen e pensionit. //Lajm ne perditesim ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI