Nga Alma MUZHAQI
Kanë nisur sërish në terren vijëzimet dhe sinjalistika horizontale në qytet. Paraditen e sotme në një nga pikat ‘nevralgjike’të trafikut në fillimrrugën “Mitat Hoxha” specialistët kane ndjekur vizimet e reja me ngjyrë të bardhë në mes të një traifku të dendur të njerëzve dhe automjeteve për shkak të afërsisë me Portin Turistik ku mbërrijne në Sarandë dhe rajonin e saj turistik dhe nisen prej Porit me tragetet e linjës ndërkombëtare qinda e mijëra turistë dhe shtetas shqiptarë.



Kur do të realizohen vizimet veçanërisht nëpër kryqëzimet e Sarandës të cilat, ende pa përfunduar krejt investimet e FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit), po krijojnë hutim ndër këmbësorët dhe kaos me pjesën më të madhe te drejtuesve të automjeteve që, shpesh, për mungesë kulture në trafik, i ngasin makinat në mënyrë ofensive./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror