Dr.Agim Nelaj na kujton se sot, me 1 mars shënohet Dita e themelimit të Shërbimit Veterinar shqiptar. “Sot eshte dita e Veterinerit. Te dashur kolegë, Gezuar!-shkruan Dr.Nelaj..-Umbushen 94 vite nga dita themelimit te sherbimit veteriner shqipetar, ne 1Mars 1928 nga.Dr.Bilal Golemi.
Po kush eshte Dr.Bilal Golemi ?
Bilal Golemi u lind në Golem të Kurveleshit dhe në moshën 7 vjeç largohet nga fshati bashkë me familjen dhe vendosen në Stamboll. Kryen këtu arsimin e ulët dhe të mesëm dhe Fakultetin e Veterinarisë ushtarake Turke që e mbaroi me rezultate të shkëlqyera.

U specializua në fushën e mikrobiologjisë në Institutin e famshëm Pasteur të Parisit ku u shqua në fushën kërkimore shkencore dhe për këtë arësye i propozohet që të qëndrojë me punë në këtë Institut si bashkëpuntor shkencor i tij, gjë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Më gjerësisht për Dr. Bilal Golemi, mikrobiolog i famshëm, punonjës dhe pedagog në Institutin Pasteur të Parisit, ekspert i Organizatës Botrore të Shëndetësisë, i dekoruar nga qeveritë Franceze dhe Turke, martiri që ka eksperimentuar në trupin e vet, flitet ne librat “Dr. Bilal Golemi”, botuar në vitin 1968 nga Dr. Vasfi Samimi dhe Dr. Hulo Hajderi si dhe libri; “Një jetë për shkencë e atdhe-Dr. Bilal Golemi”, me autor ManxharTaka, botuar në vitin 2010.
Në qytetin e Sarandës një rrugë mban emrin “Rruga Bilal Golemi”/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI