Kambana e manastirit monument kulture i ‘Shën Gjergjit’ në Sarandë është grabitur. Mungesa e kambanës është vënë re përpara 2 ditësh nga kujdestari i manastirit David Dulaj.
Dulaj shprehet se kjo kambanë ka një vlerë të jashtëzakonshme për këtë manastir monument kulture dhe u apelon personave që e kanë marrë ta rikthejnë pasi do të marrin ndëshkimin e Zotit.
Manastiri i Shën Gjergjit i ndodhur në një kodër përmbri aksit rrugor Sarandë – Ksamil, pranë plazhit të Manastirit, është një objekt 250 vjeçar dhe është ndërtuar mbi themelet e Murit antik të Demës.///
ME SHUME LAJME
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fun
Porto Palermo. Shpërthen motori i skafit. 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës