Nga Alda DERVENI
Së shpejti, Ujësjellësi i Sarandës, do të përfshijë me një furnizim normal me ujë të pijshëm edhe zonat periferike duke i dhënë fund një pritje të gjatë të banorëve dhe zvarritjeve ndër vite.


Burime nga kompania Ujësjellës Kanalizime Sarandë bënë të ditur se tashmë ka përfunduar me sukses prova për depon e ujit në “Lugun e Dardhës” e cila do të furnizojë 24 orë me ujë të pijshëm e me cilësi në zonat: Nga Teqeja bektashiane pranë rrugës “Baba Rexhepi”; (Limion): Pjesa e sipërme e Spitalit “Petro Nako” si dhe territori i “Lugut të Dardhës” lagjja numër 3.

Me anë të këtij investimi përmirësojmë cilësinë e jetesës së banorëve, por nxisim edhe zhvillimin e mëtejshëm të gjithë zonës, e cila po tërheq gjithmonë e më shumë turistë.-thanë të njëjtat burime /SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI