Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,700,000 vaksinime në gjithë vendin.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili publikoi sot shifrën e vaksinimit në total.
Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.
760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antikovid.
Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.///
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale