– Një çift amerikan dha për birësim vajzën tremuajshe, pasi kuptuan se ajo nuk përshtatej me stilin e tyre të jetesës, i ngarkuar me shumë punë, shkruan il messaggero.it. Gruaja pranoi se nuk ishte e interesuar të kujdesej për vajzën e saj, Elizabeth që nga lindja dhe u kthye në punë pas vetëm dy javësh. Duke shpjeguar dilemën e tij, bashkëshorti tha se ai dhe gruaja e tij janë të dy shumë të zënë me punë dhe kjo ka qenë gjithmonë prioriteti i tyre.
Ai vazhdoi duke thënë se lindja e Elizabeth e bëri gruan e tij “të palumtur” dhe kjo është arsyeja pse ata kishin vendosur ta jepnin për birësim. Fatmirësisht, nëna e gruas ka ndërhyrë dhe ka kundërshtuar zgjedhjen e çiftit dhe tani po kujdeset për mbesën e saj.
Burri rrëfeu se gruaja e tij ndërvepronte me vajzën e tyre vetëm kur ajo kishte nevojë për diçka dhe shmangte ta merrte kur ajo qante. “Unë mund ta imagjinoj jetën pa vajzën time, por jo pa gruan time. Mbajtja e foshnjës mund të shkatërrojë marrëdhënien tonë. Unë dua vetëm më të mirën për të dhe Elizabeth dhe mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për të gjithë”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.