Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Ajo u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor 1993, pas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s. Që nga jao kohë, 3 maji, përvjetori i Deklaratës së Windhoek festohet në mbarë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit këtë vit i kushtohet rëndësisë së gazetarisë dhe lirisë së shprehjes, në kontekstin e krizës aktuale globale mjedisore. OKB thotë se, puna gazetareske është e domosdoshme për ndërgjegjësimin rreth të gjitha aspekteve të krizës globale mjedisore dhe pasojave të saj. OKB vë theksin tek nevoja për një raportim të saktë, në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për çështjet mjedisore dhe pasojat e tyre, si dhe për zgjidhjet e mundshme.
Në kontekstin e krizës së trefishtë planetare të botës: ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit dhe ndotja e ajrit, fushatat e dezinformimit sfidojnë njohuritë dhe metodat e kërkimit shkencor.
3 maji shërben si një kujtesë për qeveritë për nevojën për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit. Është gjithashtu një ditë reflektimi mes profesionistëve të medias për çështjet e lirisë së shtypit dhe etikës profesionale.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota