Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur 20 urdhër-arreste për çështjen e aferës korruptive të inceneratorëve. Deri në këtë fazë janë ekzekutuar nga policia 7 prej tyre, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 do të hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga ka përfunduar drejtori i Albpetrol Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit. Një tjetër i akuzuar është Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, që është në pronësi të “Integrated Technology Services”. Po ashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për Ariola Kodrën, administratore e inceneratorit të Tiranës.
Më parë për aferën korruptive është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar administratorët e inceneratorëve: Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore