Një 63-vjeçar është gjetur i mbytur në një rezervuar në Dropull. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pepel. Mësohet se V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:-Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 21:30, në rezervuarin e Pepelit, në afërsi të fshatit Pepel, Dropull, është gjetur i mbytur, në dukje pa shenja dhune shtetasi V. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vrisera, Dropull. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi