SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Të huajt shpenzuan në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro gjatë 9-mujorit

-Kufizimet në udhëtime të vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19 bënë që të ardhurat e shpenzuara nga të huajt për turizëm në vendin tonë të ulen, duke arritur në 323 milionë euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Sipas raportit “Bilanci i Pagesave” të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të huajt kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre në Shqipëri 732 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator, nga 1.636 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por edhe shqiptarët kanë shpenzuar më pak në udhëtime jashtë vendit përgjatë kësaj periudhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Referuar të dhënave rezulton se shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtime jashtë vendit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti 507 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2019-s shpenzuan 1.224 milionë euro.

Bilanci i udhëtimeve që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri me atyre të shqiptarëve jashtë ishte pozitiv gjatë 9-mujorit në një vlerë prej 224 milionë eurosh.///

error: