Një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, është gjetur i vetëvarur në Igumenicë të Greqisë. I identifikuar si Tafil Tushaj, trupi i pajetë i tij është gjetur i varur në një pemë në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.
Sipas informacioneve të policisë greke, 63-vjeçari, i cili ishte kërkuar nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës, është gjetur rastësisht nga dy motorrista paraditen e djeshme, të cilët kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe urgjenca mjekësore, por tashmë ishte tepër vonë për 63-vjeçarin fatkeq. Sipas indikacioneve fillestare është përjashtuar një veprim kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetimet paraprake po kryhen nga policia e Igumenicës.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.