Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh” i Arbëreshëve është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë. “Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh ruan traditat dhe gjuhën, që morën me vete, kur lanë tokën mëmë”, u shpreh ajo.
“Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh”, kjo pasuri e jashtëzakonshme traditash kulturore, rite festash, lindjesh, dasmash e vdekjesh, këngësh, vallesh, kostumesh popullore e zejesh është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO, si kandidate për listën e praktikave më të mira të trashëgimisë botërore”, njoftoi Margariti.
Po ashtu, Margariti uron fondacionit “Prof. Papas Francesco Solano”, profesorët e nderuar Francesco Altimari e Matteo Mandala për përkushtimin dhe mbledhjen e kësaj pasurie./ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI