Nga Blerim KORE
Ekspozita fotografike ” Trokitje në gur” ka tërhequr interesimin e turistëve të shumtë, të cilët po vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.
Ekspozita e organizuar nga Bashkia Gjirokastër u çel në fundjavë, në mjediset e Pazarit karakteristik. Pjesë e saj janë rreth 20 fotografi, të cilat paraqesin momente nga puna e mjeshtrave gurskalitës në vite.

Emrat e Simi Llukanit. Adil Kore, Habip Hatika, etj kanë lënë gjurmë në ndërtimin dhe restaurimin e shtëpive të gurta dhe rrugëve të kalldrëmta. Ekspozita prezanton edhe mjeshtrat aktualë apo gurskalitësit e rinj të cilët trashëgojnë mjeshtrinë e veçantë të punimit të gurit.

Ky aktivitet tërhoqi vëmendjen e banorëve por edhe interesimin e turistëve të shumtë që ndoqën me interes ekspozitën. Bashkia Gjirokastër vazhdon organizimin e aktiviteteve të cilat promovojnë vlerat e traditës duke i shërbyer edhe zhvillimit të turizmit./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI