– Lidhur me vizitën private të kryeministrit Edi Rama në Athinë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia është një vend demokratik dhe askush nuk e ndalon një lider të huaj të vijë privatisht për t’u mbledhur.
“Por, koha e vizitës nuk është e duhura dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi”, tha ai dje në mbrëmje në një intervistë për Alpha TV. Në intervistën e tij, Mitsotakis nënvizoi se kryeministri shqiptar vjen në Athinë për të folur me bashkatdhetarët e tij. Edi Rama do të vizitojë kryeqytetin grek Athinë të dielën më 12 maj për të folur në një event publik për diasporën shqiptare, por nuk ka planifikuar të takohet me homologun e tij grek Mitsotakis.
Kryeministri Rama njoftoi vizitën në faqen e tij në Facebook më 6 maj, duke shkruar: “Me shumë krenari për të gjithë ju, mezi pres t’ju takoj, shqiptarë të Greqisë”. ///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos