Yjet amerikanë të filmave, Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht qytetarë grekë pavarësisht se jetojnë në SHBA.
Ata kanë pozuar me pasaportat greke në praninë e kryeministrit Mitsotakis në ishullin Paros në Greqi.
Mitsotakis shkruan në Instagram se ata tashmë janë qytetarë krenarë të Greqisë. Tom Hanks dhe Rita Wilson, kjo e fundit me origjinë familjare greok- bullgare, kontribuan në zjarret e 2018 në Mati të Greqisë, ku u shkaktuan rreth 100 viktima. Ata kontribuan në ngritjen e kësaj çështje nëpërmjet rrjeteve sociale në nivel botëror, që solli dhe ndihma të shumta për Greqinë dhe familjet e prekura.
Menjëherë ish- Presidenti Pavlopoulos vlerësoi me titull Tom Hanksin dhe familjen e tij.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi