Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që e kërcënoi dhe sulmoi ndërkombëtarët. Kreu i qeverisë i thotë kreut të shtetit se nuk do të pengojë dot ndryshimet kushtetuese, ashtu sikur nuk arriti që ta bënte me zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar.
“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!
Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!
Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria” shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete
Përkujtohet At Zef Pllumi, simboli i qëndresës dhe kujtesës