Tre persona janë arrestuar nga policia e Edesës në Greqi pasi kishin kultivuar cannabis në një parcelë në pyll. Tre burra me origjinë shqiptare krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës. Dy 29-vjeçarë së bashku me një 40-vjeçar kujdeseshin për fidanët e kanabisit, duke përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke.
Gjithashtu janë sekuestruar tre çadra kampingu, pajisje për kultivimin e fidanëve të kanabisit (mjete gërmimi, tuba ujitjeje, plehra e të tjera) dhe katër aparate celularë. Të arrestuarit me procedimin penal të ngritur në ngarkim të tyre do të dërgohen në Prokurorinë e Rrethit të Kozanit.///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike