Ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë kanë uruar Presidentin e ri të Republikës zgjedhur sot në Kuvend, Bajram Begaj.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj publikuar në rrjetet sociale thekson se, si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të në rolin e tij të ri dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, shkruan ambasada e SHBA në urim.
Ambasada e Gjermanisë shprehet në urim se, zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës
“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për tu angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, thuhet në urimin e ambasadës së Gjermanisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI