11 parti politike janë regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ, për zgjedhjet e Himarës që do mbahen më 4 Gusht. Partia Socialiste përfaqësohet nga Vangjel Tavo, ndërsa opozita vjen në koalicion me një kandidat që është Petro Gjikuria.
Aleatët e së djathtës janë PBDNJ, Partia e Lirisë, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PDK, FRD, Bashkimi Demokrat Shqiptar e Balli Kombëtar demokrat.
“Miratojmë regjistrimin si subjekt zgjedhor të PS, PDK, PR, FRD, PBDNJ, PL, Balli Kombëtar, PD, PAA, Balli Kombëtar Demokrat, PBD”, deklaroi sot kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.
Ora 12:00 e ditës së nesërme shënon afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve, ndërkohë që fushata zgjedhore starton më 27 Korrik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI