COVID- 25 urgjenca çdo ditë në Infektiv, shumica në gjendje të rëndë
Mbi 25 urgjenca paraqiten çdo ditë në spitalin infektiv. Mjekët infeksioniste thonë se java që lamë pas ka rritur numrin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë te specializuar mjekësore.
Të shtruarit në infektiv i përkasin grupmoshës 17-80 vjeç. Ajo çfarë ka shqetësuar më së shumti mjekët janë rastet e rënda tek të rinjtë pa sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas infeksionistes Edlira Peto, ka shumë të rinj që vijnë në spital me insuficencë respiratore dhe saturime të ulëta.
Pacientët e pavaksinuar janë ata që shfaqin formën më të rënde të COVID. Me përhapjen e Omicron, në spital ka pasur edhe raste riinfektimesh.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!