Nga Faik Islami/
SHËNIM I REDAKSISË/
(Ndarja e befte nga jeta e Teli Islamit, hidheroi keto dite jo vetëm familjen dhe te afermit e tij, po edhe shume miq e shokë në Sarandë, Gjrokastër, Tepelenë, Tiranë e kudo, edhe pertej kufijve të Shqipërisë. per gjurmet qe Ai ka lene me fjalen, humorin, sjelljen, perkushtimin.
Duke shprehur dhimbjen për Telin (Valter Islamin) , redaksia e SARANDANEWS.AL dhe Radios “Saranda”(Te cilen ai e ndiqte prej shumë vitesh nga mangnetofoni i furgonit te tij te njohur nga te gjithë ne Sarande dhe krejt jugun e vendit); duam të shprehim jo vetëm dhimbjen për ndarjen nga jeta të tij, por edhe solidaritetin me familjen e tij, te plagosur ne shpirt.
Teli kishte shpirt poeti dhe nje dashuri të pakufij për cdo zhvillim pozitiv në rajonin e Sarandës dhe kudo në Shqipëri.
Lamtumirë Miku ynë i dashur ! Me këtë rast, po sjellim si një Homazh për njeriun e poezisë së punës dhe jetes se veshtire, statusin e plotë të z.Faik Islami )
Ike, Valteri ynë..!
Shumë para kohe, u ndave prej ne te gjithëve, që shumë të deshëm. Une të desha qysh se i vogël, vije rreth vatres te ” Magjerrisë ” tonë. E ti her zvarrë e here i ulur, më shikoje me ata syt si dy thengjij, te ndezur. Kur qeshje, syte feksinin nje bote,qe ecte mes varferiseve gezimeve te pjesme, që falte Zurdiu yne, aq puntor, aq i dashur, aq fjalëmirë dhe bashkshort i pakrahsushem.

Por ai vetem te buzqeshte, se ne duart e tij kishte gjithenje kallo dhe asnje gjë, për ty, fëmijën aq te dashur ne gezimet e munguara te tij. Kallot e tij, nuk u kthyen kurre, ne lojra per ty. Te ndiqja me sy, kur zvarriteshe mes postiqeve duke pasur duarve disa gure te rrumbullakte lumi. E vetmja bukuri e tyre ishte .. bardhesia! Lojrat e tua ne rritjen, gurët! Un ndukja gjuhen e shkurter kur ti mundoheshe te ndukje nga ajo buka e misrit, si cope kurasani. E kur ishte dimer , acar fare, ate cope e njomje me lot dhe e ndukje. Nuk mesova dot kurre, cila ishte shija e saj, ne ata dhembet rruaze te feminise. Se ata t’u nderruan dhe nuk di ku vane. Dhe ajo natyra e shijes bukes misrit.

U rrite, bashke me vite te miat, gjer sa nje dite me erdhe ne banken e klases pare. Mes gjith djeme, une sikur te dalloja edhe frymmarrjen, sikur edhe prej saj gjeja arsye te ktheja koken, se mos Teli ynë, kish nje hall. Kurse ti, m’i ngulje syte mbi syt e mi, per ta perpire gjith sa thoshja une. Dhe ashtu ece nxenes mes gjithë te mireve, qe pata unë. Por nje dit u ndamë.

Në fakt ika unë, por ty te pata kurdohere si nxensin tim, gjith vëmëndje e te etur per te ditur diç më shumë se kishin librat. Mbase nuk e kam tepruar, kur kam thēnë se Teli, ështe i pangopur me librin letrar! Vetem mos e gjete se vate nga vendi ku merzente! Mbete nje nxenes i shkelqyer, sepse cilido mesues yti, pas meje, me pohonte ate qe un e kisha bindje. Nje nxenes i etur. Por nuk qe e thene, te plotsohej endrra jote rinore, per shkollim te larte.
U viktimizove shpirti im , se u gjeten ” arsye ” justifikuese, mbasi, dy dajo te tu, nga nena kishin lene Atdheun, ende pa u çliruar. Kishin qene thjesht pjestare te formacionit ballist, aqë, e pa kryer asnje krim. Por atë që ata as nuk e kryen, t’u ngarkua ty, duke te mohuar endrren aqe te madhe, shkollimin e larte! Ata kishin kaluar kufirin pesedhjet vite shkuar e ti more Teli ynë, pagove me endren e jetes, per nje krim te pandodhur, te pakryer, plot pesedhjet vite, pas ikjes atyre!

Nuk mjaftoi, qe nga babai, ishe nipi i nje veterani te luftes antifashiste nacional Çlirimtare, që ishe nipi i Hito Zaçes, Krenari e Kurveleshit. Që ishe nipi i tre xhaxhallareve partizane, dy nga te cilet oficera karjere, me goxha vlersime, i dy antareve te asaj partise punes, që bigarrihak, pati ” punë”, duke ndeshkuar ty! Eh!
Kohet more Teli, mbeten perhere me re, që nuk shkarkojne vetem rreshje, bresher dhe borinë, por pas bubullimave edhe ndonje rrufe e cila habitmerisht godit, per dhimbje , ku dhimbjet nuk te munguan. Goditi mbi ty, Teli im!
Por ti ece ne jete, duke mos ulur koken, se yt at eci me shpatulla dhe djerse. Ai ishte modeli per ty . Pata rastin te te gjendesha prane, kur te gjeta, ne nje spital disi te veçsnte, te derrmuar, prej nje aksidenti fatal. Nuk e harroj sa te jem, ça me kërkove: ” Aman, mos me ler këtu…! ” Ate nate nuk mbylla sy. Se m’u kujtuan syt e ty, gjith leng, qe leshonin vaj loti faqeve ngjyre trandafili, e treteshin gjirit tend te njome, nden fanellen prej leshi. M’u be se te pashe, po me ate copen e bukes misrit ” si kurasan” ne doren tende .
Im vella, i te mireve, Zurdiu me tha veç njē llaf: ” Ti e di ç’duhet bërë!” Ahere të shpëtova dhe nuk e harroj diten, qe të mora e po pinim nga nje birre. ” E kam ditur, që e kam një xhaxha.. !” Qeshem te dy !
Por ja qe ardhka, nje dite dhe ndahemi. Ti ma bere me hile. Se ike para meje. Nuk e kishe ti radhen…Ah ky Covi! Ky nuk pyet! Nuk pyeti! Por kusht të pyet, ne kete jete të rrëme. Kush te pyet! Ike, duke u ndare nga ne, te dashurit e tu, shume para kohe. Lamtumirë, Teli ynë! U prehsh ne paqe shpirti im!////
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade