72-vjeçari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjeçareje, nga sot do të jetë në arrest shtëpie.
Gjykata e Sarandës ka zëvendesuar akuzën nga marëdhënie seksuale me të mitur, në ngacmim seksual në të mitur dhe ka zëvendësuar masën e sigurimit per te nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepie”.
Tusha i akuzuar per marrëdhënie seksuale me të mitur, kishte kërkuar zëvendësim e kësaj mase edhe në korrik por nuk i ishte pranuar.
Kujtojmë se Gjykata e Sarandës ka pezulluar gjykimet e çështjeve për shkak të infektimit me COVID të 2 gjyqtarëve dhe 2 sekretareve.
Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur. 17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI