– Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaron se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, opozita do të jetë në një sigël të përbashkët ndërsa PS është e vetme në zgjedhje.
Në një intervistë për ATSH, Bylykbashi thekson se nëse hyhej në zgjedhje me koalicionet e mëparshme, PS do humbiste gjitha qarqet, heqja e koalicioneve është për të minimizuar humbjen me 25 prillit.
Bylykbashi tha për ATSH se “opozita do të fitojë zgjedhjet si koalicion edhe nëse del forcë e parë PS, por ka më pak vota se koalicioni paszgjedhor i opozitës”.
Në rast se PS fiton si parti e parë në zgjedhje, por nuk ka votat e koalicionit opozitar, Bylykbashi tha se “këtë dispozitë e ka në dorë Presidenti i Republikës. Nuk e interpreton as parlamenti, por Presidenti i cili nuk e dekreton”.
Në lidhje me koalicionin opozitar, Bylykbashi tha për ATSH se “kjo është një vendimmarrje politike. Ne po studiojmë të gjitha taktikat më të mira për të maksimalizuar votën e shqiptarëve që të prodhojmë sa më shumë mandate. Dhe ky vendim politik që do të merret së shpejti, do të përcaktojë se si do të garojmë me një koalicion apo ndryshe”.
“Ajo që duhet kuptuar është se ka një ndryshim të rëndësishëm të njëanshëm nga mazhoranca në lidhje me koalicionet, pikërisht me qëllimin që koalicionet t’i bëjë sa më të vështira në mënyrë që fronti opozitarë të copëtohet dhe më pas ajo të ketë mundësin të luaj dhe të fitojë mandate që të bëjë pazarin e qeverisë”, tha ish-deputeti i PD-së për ATSH.
Bylykbashi tha se të gjitha sondazhet tregojnë se mazhoranca është e humbur.
“Mazhoranca shpreson që të dal e vetme forca më e madhe dhe në këtë mënyrë të jetë ajo që propozon emrin për kryeministër dhe të jetë ajo që të ketë të drejtën të bëjë pazarin që pas këtij 8 vjeçari katastrofik qeverisës, ta mbyllë me pazare korruptive. Qëndrimi i opozitës është shumë i qartë. Ka prej tre vitesh që ka një front të qartë të kristalizuar të të gjitha partive opozitare hiq ndonjë gjë pa rëndësi, apo përtej krijesave të kohëve të fundit në politikën shqiptare të cilën nuk kanë rekord zgjedhor dhe një peshë që nuk mund t’ia masësh, të gjitha partitë e tjera që kanë bërë histori politike në këto 30 vite janë në krahun e opozitës dhe udhëhiqen nga PD. Në këtë qëndrim të përbashkët ne jemi në rakordim e sipër që sido që të jetë garimi, numri i mandateve që koalicioni post-zgjedhor që kërkon Kushtetuta të ketë numrin më të madh të mandateve dhe e propozon ajo Kryeministrin dhe qeverinë e formon opozita”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.