SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Përgjaket Tirana, makina del nga rruga, tre të vdekur në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:30 në kryeqytet.

Një automjet brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre. Viktimat janë me iniciale L.S., I.S. dhe D.D., të gjithë pasagjerë në makinë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjecari me iniciale Z.M. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Tiranës thotë se aksidenti ka ndodhur në Kodër Kashar.

Shoferi humbi kontrollin e makinës e për pasojë mjeti doli nga rruga.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Shkaqet e këtij aksidenti fatal janë të paqarta.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.///

error: