Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, komentoi në studion e “Absolut 4” në A2 “përplasjet” e Presidentit Ilir Meta me mazhorancën.
Sipas Patozit, “Presidenti ka rol qesharak në këtë konflikt”.“Në konfliktin permanent mes palëve, edhe ndërhyrja e Presidentit mungonte. Në këtë rast, është një figurë komike, pasi Presidenti është njeriu më i painteresuar për zgjedhjet. Edhe gruaja e tij është më e qetë para zgjedhjeve sesa vetë ai”, u shpreh Patozi.
Analisti Lutfi Dervishi nënvizoi se “Presidenti ka dalë nga kostumi i tij, që kur opozita doli nga Parlamenti”.“Presidenti është përpjekur që nga ai moment që të bëjë opozitën”, u shpreh Dervishi.
Erion Tase, nga Akademia e Studimeve Politike, deklaroi se “kjo nuk është Presidencë e njëjtë me ato të mëparshmet. Ka dalë pak nga roli pajtues, por kjo pasi edhe të gjitha pushtetet kanë dalë pak nga roli i tyre. Ky është i vetmi justifikim i daljes së Presidentit nga roli i tij kushtetues”.///java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI