Vetëm përgjatë 4 ditëve të para të këtij muaji kanë humbur betejën me COVID-19 80 persona. Një numër i lartë fatalitetesh është shënuar edhe të enjten, ku, sipas autoriteteve, si pasojë e kësaj sëmundjeje kanë ndërruar jetë 20 persona.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç”, ka bërë me dije ministria.
Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë, të dhënat zyrtare tregojnë se janë 1876 persona që kanë ndërruar jetë. Gati 48 për qind prej tyre i takojnë grupmoshës mbi 70 vjeç.
Por cila është situata në spitalet COVID? Aktualisht, në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar. Në të gjithë vendin janë rreth 35 700 të infektuar, por më pak se 2 për qind e tyre janë duke u ndjekur në spital. Eksperienca e vendeve të tjera ka treguar se 4 deri 5 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar. Por, në vendin tonë shifrat e të shtruarve kanë qenë gjithnjë të ulëta, kjo për vetë faktin që një pjesë e pacientëve, edhe pse mund të jenë në kushte të rënduara, zgjedhin të ndiqen në banesë nga mjekët e familjes.
RASTET E REJA
Pavarësisht trajektores që ndjek kurba e infeksionit, e diktuar më së shumti prej numrit të kufizuar të testimeve, shkalla e infeksionit vijon të jetë mbi 25 për qind. Në 24 orët e kaluara janë raportuar 847 persona të prekur nga 3268 tamponë të kryer. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamzë, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cërrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë