Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot përsëri do të ketë në vend qarkullim të masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin zhvillim vranësirash dhe reshje shiu, lokalisht shtrëngata shiu dhe stuhi ne pjesën qendër-veriore, ndërsa në jug reshje shiu në formë pikash.
Në pjesën e dytë të ditës do ketë ndërprerje të reshjeve. Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 10 m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/22 | shi diell |
| Kukës | 10/20 | shi diell |
| Lezhë | 10/21 | shi diell |
| Dibër | 6/17 | shi diell |
| Durrës | 11/24 | shi diell |
| Tiranë | 13/23 | shi diell |
| Elbasan | 12/23 | shi diell |
| Berat | 7/25 | shi diell |
| Vlorë | 14/24 | re diell |
| Korcë | 7/21 | re diell |
| Gjirokastër | 6/25 | shi diell |
| Sarandë | 12/24 | shi diell |
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri