Qeveria po zgjeron mbështetjen me fonde nga Skema Kombëtare për bletarinë, teksa mbarështimi i bletëve po shndërrohet në tendencë në të gjithë vendin, si një biznes me përfitime të konsiderueshme edhe nga eksporti.
Fermat apo siç njihen ndryshe, parqet e bletëve janë sot jo vetëm modele të prodhimit të mjaltit por edhe atraksione të veçana turistike në zona të ndryshme të vendit ku zhvillohen.
Këto sipërmarrje japin kontribut në furnizimin e tregut vendas me mjaltë dhe të eksporteve që kanë nisur të gjallërohen së fundi në disa shtete të botës, krahas impaktit në zhvillimin e ekonomisë rurale. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, bletërritësit po rrisin standardet në prodhimin e mjaltit cilësor bio, “made in Albania” të cilin edhe eksporton në tregjet e huaja. Shqipëria eksporton dhjetëra ton mjaltë rregullisht në Kosovë, e disa vende të rajonit, ndërsa risi është fakti i eksportit të mjaltit në SHBA, Angli, në Lindjen e Mesme, në Kinë e Singapor.
Llojet më të rëndësishme të mjaltit që prodhohen në vendin tonë dhe janë mjaft të kërkuara në tregjet e huaja është mjalti i Zadrimës (rajoni i Lezhës). Mjalti më i njohur në këtë zonë është ai i sherebelës.
Mjalti që prodhohet në Pukë ka vlera të larta ushqyese, si pasojë dhe e natyrës dhe diversitetit të bimëve medicinale që gjenden në zonë. Ndërsa mjalti i malit (Tropoja/Korça) është një zgjidhje për shumë ferma të vogla që ndodhen në zonat malore, të cilat nuk kanë shumë mundësi që ta zgjerojnë prodhimin e tyre agrikulturor dhe të shkojnë në treg.
Në vendin tonë, prodhohet edhe mjalti i gështenjave nga Tropoja mjaft të njohura për shijen e veçantë, mjalti i Himarës që mblidhet nga pyjet e Llogorasë, Palasës e deri në Borsh. Ndërsa markë e njohur tashmë e mjalit njihet edhe mjalti i Përmetit dhe mjalti i maleve të Gjirokastrës. Qeveria mbështet përmes programeve të saj 530 mijë koshere bletësh dhe 4358 bletarë në të gjithë vendin. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021 financon drejtpërdrejtë bletarët me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Vitin e kaluar (2020) Skema Kombëtare mbështeti të gjithë aplikuesit në masën 2, për bletari që ishin 1458 fermerë gjithsej në të gjithë vendin.
Fondi publik për mbështetjen e bletarisë që prej vitit 2014 janë rritur me 749%. Në vitin 2013 ishin gjithsej 275 përfitues, ndërsa në vitin 2020 arritën në 1458 përfitues dhe në 2021 ku numër pritet të jetë edhe më i lartë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata