SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Policia ndalon 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë

 Policia e Shtetit ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, përgjatë 24 orëve të fundit.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë.

Ndërsa Policia e Gjirokastrës procedoi shtetasin P. Ç., 57 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull proceduan shtetasin V. B., 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.

Po ashtu janë referuar materialet në Prokurori për shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Në Vlorë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullota, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Ministria fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore. /

error: