– Ka ushqime që mund të ndihmojnë për të larguar nikotinën nga trupi.
Duhani është jashtëzakonisht i dëmshëm për shëndetin e, megjithatë, njeriu e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga konsumimi i tij dhe, edhe nëse do të kishte sukses, efektet e nikotinës në trup do të zgjasnin me vite.
Ja se cilat janë ushqimet që ju ndihmojnë:
Pirja e duhanit ul vlerat e vitaminës C në trup, një efekt që mund të kundërshtohet duke konsumuar brokoli, i pasur me vitaminë C dhe B5. Lulelakra, lakrat jeshile, panxhari dhe lëngu i portokallit janë, gjithashtu, të pasura me vitaminë C.
Nikotina zbërthen kolagjenin, duke dëmtuar cilësinë e lëkurës. Në këtë rast, konsumimi i lëngut të karrotës parandalon dhe ngadalëson plakjen. Karrota përmban vitamiina A, C, K dhe B, që, gjithashtu, janë vërtetuar si efikase në eleminimin e nikotinës.
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse përmban sasi të mëdha të acidit folik. Ai mbron pankreasin nga efektet e dëmshme të nikotinës. Konsumimi i spinaqit rekomandohet edhe për personat me tension te lartë, për shkak të efektit të dobishëm të kaliumit.
Kivi normalizon nivelin e vitaminave A, C dhe E, duke reduktuar debozitimin e metabolitëve që shkaktojnë kancer. Një përparësi tjetër e këtij fruti është se ai ndihmon në pastrimin e mëlçisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI