Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke biseduar me aktorin e njohur të Hollivudit, Leonardo Di Caprio.
Kryeministri Rama po merr pjesë në Konferencën e Klimës në Glasgou, Skoci.
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama.
Një vit më parë aktori i njohur amerikan Leonardo Di Caprio vlerësoi vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe kthimin e saj në një park kombëtar.
Leonardo Di Caprio iu bashkua dy vjet më parë nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve.
Në rrugën e tij, mbi 270 km, lumi i Vjosës karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.Çfarë e bën këtë lumë vërtetë të veçantë ndërkombëtarisht është fakti, se pothuajse të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Europë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI