Shqetësimi per grumbulluesit e pautorizuar të bimëve mjekësore ne territorin e Bashise Finiq nga persona jo banore te kesaj bashkie,po edhe nga te tjere qe vijn e nga rajone te tjera te vendit; ka dale edhe nje here ne mbledhjen e djeshme të radhës te Keshillit Bashkiak e cila u zhvillua ne Livadhja ne Qendren e Kultures “Katina Papa”.

I pranishem ne kete mbledhje, kryebashkiaku Kristo Kiço vuri ne dukje se “Nuk mund të lejohet më që mblidhet sherebel ne çdo kohë, në çdo sezon dhe nga çdokush, nuk mund te lejohet me nga Bashkia jone dhe strukturate saj” .
Gjate viteve te fundit ne disa zona te territorit te kesaj Bashkia jane konstatuara grumbullues te sherebelit dhe bimeve te tjera mjekesore te cilet pa asnje leje kane ushtruar mbledhjen e sherebelit dhe bimeve te tjera mjekesore pa asnje kontroll, shpesh duke e shfarrosur me rrenje sherebelin. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë