Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të shqiptarëve. Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili bashkë me një tjetër i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.
Roli i të arrestuarve
Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve
Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve
Klodian Sota- Përmbarues
Endri Ikonomi- Përmbarues///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn