SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gripi shpendëve, Krifca-kryebashkiakëve: Mbyllni tregjet që nuk janë të licencuara

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive të qarqeve të prekura nga gripi i shpendëve. Ministrja Krifca u kërkoi bashkëpunim për të izoluar dhe asgjësuar rastet.

Krifca tha se problemi është izoluar në stabilimente, ndërsa për shpendët e oborrit për shkak edhe të shpërndarjes gjeografike ka akoma situata. “Këtu nevojitet ti asgjësojmë menjëherë këta shpendë, të bëjmë rrethimin dhe karantinimin dhe në këtë situatë kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj”, deklaroi ministrja.

Ministrja po ashtu u kërkoi drejtuesve të bashkive si dhe Policisë Bashkiake një angazhim më të madh për të mos lejuar tregjet që nuk janë të licencuara nga Ministria e Bujqësisë për momentin. “Nëse nuk marrim masa drastike nuk do të arrijmë të izolojmë këtë sëmundje. Ne jemi të vetëdijshëm për penalitetin që i bëhet industrisë. Është shumë e rëndësishme që ne të veprojmë sot”, tha ajo.

Ministrja tha se, qeverisja vendore duhet të marrë masa për groposjen apo djegien e kadavrave të shpendëve. ///

error: