Pas inspektimit te Rrugës se re në Sarandë e cila lidh hapësiren urbane Lekurës-Kanali i Çukës, deputetja e Sarandes per Qarkun Vlore, Anila Denaj në një posm në faqen e saj në fb e vlerëson këtë rrugë si shumë të rëndësishme për zhvillimet turistike e sociale.

“Në inspektimin e ecurisë së punimeve në rrugen Rrugën 1, Lëkurs- Kanali i Çukës, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë Arben Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma.
Një aks që do t’i japë më shumë frymëmarrje qytetit dhe që do të lehtësojë qarkullimin edhe me ardhjen e sezonit veror.”–shkruan Denaj ne shënimin që ilustrohet nga fotoja e inspektimit të fundit.
Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj edhe me cilesine e drejtuesit politik të qarkut Vlorë, deputetja Anila Denaj dhe kryebashkiaku Adrian Gurma, inspektuan nga afër punimet që po kryhen në ketë rruge, duke biseduar me perfaqesuesin e kompanise qe po kryen punimet, për vështiresitë e hasura dhe afatin e dorëzimit të veprës..
Boshti i ri rrugor Lëkurës- Kanali i Çukës, me nje gjatesi mbi 3 km, pritet t’i japë më shumë frymëmarrje qytetit dhe do të lehtësojë qarkullimin veçanërisht në flukset e zhvillimeve turistike verore./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI