Nga Pirro NACI
-Mbërriti ‘’dallëndyshja’’ e parë e këtij viti në brigjet e Sarandës. Kështu shkruajtën për kruazierën pothuajse të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimin e turizmit dhe në radhë të parë… politikanët. Por a mjaftojnë vetëm kjo? Dallëndyshja, si shpend, ka lidhje të veçantë me njeriun. Ardhja e saj lajmëron stinën e ngrohtë.
Kjo mjafton ta kemi në dritaret dhe ballkonet e shtëpive. Përshkuajnë kilometra, nga brigjet e Saharasë për të ardhur në vendin dhe në jetën tonë. Kemi shumë të mira dhe të vetmen gjë që duhet të bëjmë, është të ndihojmë për të ngritur dhe mbrojtur folenë. ‘’Dallëndyshja’’ tjetër, ka edhe ajo një lidhje po aq të ngushtë me ne dhe në veçanti me turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Vitet e fundit Shqipëria është bërë një destinacion turistik gjithnjë e më i njohur edhe për kruazierën.
Deri më 2020, Saranda ishte në një paketë mjaft përfituese në shumë drejtime.Këtu flasim për anijet më prestigjoze në Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Së bashku me Venecien, ‘’Mbretëreshën e Adriatikut’’ Athinën me Partenonin si emblemën e qytetërimit të lashtë, Mikono, simboli i turizmit modern, Katakoli, porti afër vendit ku luheshin të parat lojat Olimpike në botë apo Santorinin dhe Dubrovnikun, e bënin Sarandën dhe gjithë Shqipërinë të ishte në një nga ofertat me emrat e vendeve më të njohura në botë… Kjo nuk ishte pak, dhe as thjesht përfitim ekonomik. Ishte diçka më shumë. Por, 2022-shi e gjeti këtë paketë speciale për Sarandën me ‘’fole’’ të ‘’prishur’’.

Për këtë vit nuk ekziston më. Përveç operatorit turistik që doli i humbur, dikush tjetër a e vuri ‘’ujin në zjarr’’? U interesova për të mësuar shkaqet në kompanitë më të mëdha greke dhe evropiane që meren me shitjen por edhe me ato që planifikojnë dhe i nxjerin në terg këto oferta. Nuk dua të ndalem në shkaqet dhe në arësyet e ndryshme që dëgjova, as për të nxirë ikonën e për të hedhur baltë. Të kundërtën dua të bëjë. Saranda ka shumë asete që joshin kruazierën. Madje për mendimin tim ja kalon edhe Korfuzit. Por, të gjithë binin dakort se suksesi mund të kthehet lehtësisht në një ‘’makth’’ në se infrastruktura e pa mjaftueshme dhe menaxhimi problematik i porteve nuk i bëjnë ato tërheqës për kompanitë e kruazierës, sidomos për anijet e mëdha. E përsëris, për anijet e mëdha.
Me 200 m kalatë që ka porti i Sarandës, është shumë e vështirë të pretendosh për një zhvillim të kruazierës. Imfastruktura pët të çuar turistin e kroçieres në Kalanë e Lëkursit, në Teatrin antik te Finiqit, në Manastirin e 40-Shënjtorëve, në Syrin e Kaltër, në Butrint e në vende të tjera lënë shumë për të dëshiruar… Në vend që të rregullojmë vetullat, po nxjerim sytë…
Këto të shikojë Ministria e Turizmit dhe Qeveria në qoftë se do të ndihmijë Sarandën dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë… ‘’Myopi’’…a diçka tjetër? Jo se kruaziera nuk do të vijë në Sarandë, por këtu flasim për zhillim,për një hap përpara. Kruaziera nuk është një dekor i turizmit, apo thjesht çështje numrash, apo çështje rastësie, kush të vijë le të vijë dhe kushë të iki, rrugë të mbarë!… Në se nuk mund të fitojmë para nga kruaziera, atëherë nga presim të vijë zhvillimi ynë? Korfuzi brenda një periudhe relativisht të shkurtër u kthye destinacioni i dytë më i rëndësishëm i Greqisë.
Këtë vitë, pothuajse 480 anije të mëdha të kruazierës, do të sjellin më shumë se 800 000 turistë në ishullin vetëm dy milje ‘’larg’’ brigjeve të Sarandës. Tani është momenti që kompanitë e mëdha po formësojnë dhe finalizojnë inteneraret e tyre për 2023 dhe i ‘’shkelin syrin’’ edhe 2024-trës. Aida, Celebrity, Costa, Hapag Lloyd, MSC, Norwegian, Royal Caribbean, Seabourn, Silversea dhe TUI, me Celestyal Cruises, në bashkëpunim me CLIA (Cruise Lines International Association ) po zgjedh rajonin në cilin ndodhemi edhe ne, si vendndodhjen kryesore për rifillimin e saj të suksesshëm në Evropë pas kovid. Asnjë ‘’ngacmim’’ apo qoftë edhe një interesim i ‘’vogël’’ nga organet shtetërore dhe turistike nga vendi ynë. Këtë kuptova prej tyre…për fatë të keq.
Diplomacia ekonomike që është folur aq shumë, mund të ishte më aktive të paktën nga Ambasadat tona, dhe në veçanti nga ajo e Athinës. ‘’2nd Pan-European Cruise Dialogue’’ u zhvillua pak javë më parë në Bruksel nga Komisioni Evropian. Një gamë e gjërë palësh të interesuara që përfaqësonin kruazierën, autoritetet e turizmit,Bashkitë,portet,operatorët turistik dhe agjencitë evropiane morën pjesë në këtë takim.Të gjithë ishin, vetëm ne mungonim. Një mundësi e madhe e humbur për të diskutuar për zhvillimin e kruazierës në vendin tonë dhe në veçanti për Sarandën.
Vetëm me foto të bukura në faqet e facebook-ut për kruazierën dhe sado që ‘’grupi i sazeve’’ të këndojë putpurin ‘’Dallëndyshe e bukur oo’’ ato nuk do të na ‘’dëgjojnë’’, diku tjetër do të ngrenë folenë.///
ME SHUME LAJME
“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE
Bazilika e Madhe e Butrintit, nga më të rëndësishmet e periudhës paleokristiane në rajon
Info PLUS. Cilat janë pesë ushqimet që provokojnë alergji?