
Ndergjegjësimi dhe koordinimi ne luftën kundër zjarreve te stines dhe kultivimit te kanabisit; kanë qene kryefjala e nje takimi zyrtar te thirrur te merkuren nga kryetari i Bashkise Adrian Gurma ,ku ishin te pranishem perfaqesues te strukturave vendore si dhe kryetarët e fshatrave.

Në këtë takim përveç zëvendësprefektit Mirosh Birjani, ishin të pranishëm dhe raportuan edhe kreu i repartit zjarrfikes Nasibi Hasellari, shefi i komisariatit te Policisë, Klodian Kondi, etj,.
“Eshte shumë e rëndësishme -vuri ne dukje Gurma qe te jemi eficent si në luften kudër kultivimit të bimëve narkotike edhe ne parandalimin e zjarreve.”

Ne territorine bashkise Sarande jane shenuar me pak raste zjarresh gjate periudhës 2021-maj 2022.
‘Me territorin nuk mund të luhet! ‘-deklaroi Gurma duke nenvizuar pergjgjesine jo vetme te shkelesve te ligjit po edhe te strukturave qe mbulojne territorin.

Kreu i Bashkisie e permendi si nje vlerë të shtuar edhe kualifikimin e efektiveve te reparti Zjarrfikës pak kohe më pare ne Janie të Greqisë/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore
Info PLUS. Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh, drejt UNESCO-s
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime