Nga Panajot BOLI
Ca gjurmë të malluara e të shndritshme në shpirtin tim në promovimin e librit tim ‘’Sonte hëna’ në vendin e personazheve të mia , te njerezit qe më falen bujari e shumë ngrohtësi njerezore, te nxënësit e mi qe u shpërndava pak nga endrrat e mia dhe dhe u perpoqa t’i ngroh zemrat e tyre me rreze shprese,bësimi e dashuri njerezore-
Morëm kthesën për t’u futur në rrugën e asfaltuar të ‘’fshatit tim’’ Qukës-Shkumbin . Ahere terë pluhur. Me një valixhe të drunjtë në dorë. Me ankthin e një rrugëtimi të veshtirë. Këtë ma bënte edhe më të frikshëm e hijërenda ura e madhe e Bushtricës. Ahere me flokë të dallgëzuar si valët e detit tim , me ngjyrë geshtenjë. Tani me flokë të bardhë si majat e Shebenikut në dimër me deborë. Me një endërr të bukur, hedhur mbi supe titullin e mesuesit. Sa endërr e bukur, aq e panjohur dhe s’kam si të mos them, rrugë dhe profesion të cilat më ngjallnin pasiguri, stres, e pse jo edhe frikë. Tani i renduar nga malli, nga kujtimet,nga nostalgjia të cilat më dehen…më mpinë trupin.një mall i ngrohtë më huton. Ai qe i provon, dridhet, dhe shenjen e parë e japin qerpikët e syve qe fillojnë të levizin më shpejt, një valë e ngrohtë qe leviz nepër trup e pastaj si narkozë te fut në një botë tjetër, magjike të ëmbël, si një parajsë qe fillon të shfaqet para teje. Si një fëmijë i vogël imitoj të shkelë mbi gjurmët e këmbëve të mia të para 35 viteve, qe i afrohesha i ndrojtur te zdruktharia e xha Danit. Po ku është tani?- pyes për disa herë veten dhe prapë shpirti i përgjigjet shpirtit’Tani usta Dani me kapelën e tij republika bën shetitje në parajsë.’ Gjithashtu edhe dora e Hamdiut, me buzeqeshjen mistike, si një copëzë e vogël ngrohtësie njerezor, qe më tregonte ku ishte zdruktharia, mundet edhe ai të jetë në shoqerinë e Daj Danit në këtë shetitje..Sëmbimi i parë qe më tronditi duke ndjekur gjurmët e mia e asaj dite të parë..sikur më permend.Është Lytfia,bija e përsonazhit tim qe më përqafon e emocionuar.Lytfia është edhe kolege ime por e mallëngjyer tani ngec të flas. Mjafton të kujtojmë ca çaste nga ajo kohë , dhe fillon t’i ndrisin sytë Ja edhe ura e vogël te perroi para shkollës Ahere e drunjtë ku zbrisnim me kova për të marrë ujë për të pastruar klasat. Dhe belaja kur turbullohej dhe behej i kuq..Duke ecur me Petrit Kokiçin, qe s’më është ndarë kurrë,koleg i shkelqyer, me Sabri Nezhën,këtë burrë fisnik të Qukësit ,me atë shpirt të madh human, njeri babaxhan , ish-nxënësi i shkollës se natës, i afrohemi godinës Para nesh ecin kujtimet,Tani është e re godina , por sytë e mi shohin atë ndertesë të parë me disa trendafila para . Ahere kujdeseshim përto qe të çelnin burbuqe të bukra e pastaj të shpalosnin ngjyrat. Na dukej sikur ato ishin nxënësit tanë, trendafilat e endrrave tona, Të bukura , me aromë, me shkelqim Keshtu t’i mbillnim në shpirtin e tyre, si diej Dhe kur shikoj Fatmirin, drejtorin e shkollës, mesues letërsie, qe afrohet e na perqafon me emocion e dashuri, s’ka si të mos mendoj se ky është është një nga qindra trendafila të bukur qe ne mbollem ..Tani, pas 35 viteve unë shikoj këto lastarë të bukur qe rriten, ashtu si kemi endërruar. Tani Fatmiri më bën analizën e librit tim.Dhe i ka kaluar ustait të tij, mesuesit qe e fuste në botën e letersisë. Kjo është krenaria jonë Dhe thotë Fatmiri qe më bën të skuqem’’Është mesuei im qe e fut zonën time, me personazhet dhe vendet e saj në hartën e letërsisë shqiptare’’ Unë s’dua të degjoj më levdata dhe përfytyroj atë si lastarë endrre qe në thurrnim dikur Se tani flet një koleg tjetër, i ri, mesues letërsie, atehere në kopshtin e fëmijeve. Është një shkrimtar qe me emrin e tij, Qukësin, do ta bëj qe ta ken zili. Mbani shenim këtë qe po ju them:Ervin Nezha pas disa viteve do të arrijë korifeun e letërsisë shqiptare.Një shkrimtar brilant do të njoh Shqiperia.Mos qeshni. Më takoni pas disa vitesh .Në klasën ku jemi ulur me nxënësit, me kolegët e kësaj shkollee miqtë, unë vjedhurazi hidhja syte nga koridori ku dukej një portë..Ishte porta e klases sime të klasës se parë gjimnaz.. Plot 42 nxënës, 84 sy qe i drejtuan nga unë, djali i ri , qe kur dola para tyre, s’kisha ku t’i fshehja duart dhe sytë. Ata kërkonim sytë e mi qe t’u jipja pak dritë, pak shpresë, t’i drejtoja endrrat e tyre mbi një kal të bardhë .. Po, po i kam në tregimet e mia…Nga Ramadani i pari..nga Bashkimi, nga Xhixhja..Dhe trendafila nxori shumë kjo shkollë . Ata qe donin të më imitonin mua në gjuhë lëetrsi , në gazetari..të tjerë mesues të tjerë për inxhinjeri, filozofi, mjekësi… Të flasë për sejcilin duhen të zgjaten vellimet me tregime..
Ndersa nxënësit qe kam para më bëjnë pyetje, janë në garë në mendjen time mbresat. Dhe emocionet e atyre viteve..Tani Valbona Feçi, kjo ish- nxenësja ime e talentuar, më vonë kolege, nuk rron më. Por si mund të harroj emocionet qe ndanim me grupin e recituesve të shkollës sonë ,kur sfidonim recituesit kombetar të Prrenjasit.. Ose kur Shpetimi ,ky djalë i talentuar, qe kur ia mirrte kenges në kinoteatrin e Librazhdit, e bënin sallën të mos ndalonin ovacionet dhe Zenepe Luka të shkruante.’’Pionieret e Qukësit elektrizuan dhe ngriten sallën në këmbën për minuta të tera’’ Ose kur ndiqja nga dritarja Arifin e vogël qe do të rrugëtonte tre orë për te shtepia dhe më dridhej shpirtI,, Ose kur vrapoja poshtë në urë, se vinin nxënësit e Qukës-Skenderbeut e rrezikoheshin nga debora…Kaq shumë kujtime..kaq shumë mbresa…kaq shumë përpjekje e përkushtim .. Se donim të shikonim të mbinin si lastarë në kopshtin e brezit të ri nxënësit tanë.. Dhe kjo shkollë nxori aq shumë. Ky është shpërblimi për mua e kolegët e mi. Si mund të harrojmë emocionet qe na jipte suksesi i grupit të valleve ,qe punonim me aq përkushtim e pa u lodhur me Servet Reshkën?.. Se kishim me kë të mburreshim..me Xhevrien, Halilin, me Isanë, me Amalien, me Halitin..Dhe vargu nuk mbaron…
Në një moment Fatmiri pyet:Po mesuesja ime kujdestare ku është? Është fjala për Zhaneta Këmbora, kolegën time të talentuar,redaktore dhe recensuese e librit tim, por qe aq vite punuam në këtë shkollë se bashku të përkushtuar. Por burokracia është si vemja. Megjithatë, pavarësisht pëngësave të burokrateve qe drejtojnë, Fatmiri , kolegët e tij sollen copëza kujtimesh për mesuesit qe punuan atë periudhë në shkollë dhe i dhanë emër…. Promovimi i librit nuk mbaroi aty..vazhdoi në shtëpitë e miqve, në rrugë, në kafe..Duhet të mos i përgjigjesha disa ‘kercenimeve’ për të mos u larguar.. por më prisnin nxënësit e mi …dhe drejtori im, si ai i Zhanit , nuk të falin..
Ishin me të vertetë ca momente qe nuk mund t’i përshkruaj..Ndaj edhe njëherë u binda se s’ka mision më të shenjtë e më të nderuar se ai i mesuesit..U mrekullova me të vertetë kur për ata qe jep aq dashuri e përkushtim, te falin me bujari të madhe gjithë shpirtin e tyre./SRANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.