Nga Niko MIHALI
Edhe pse shiu i mbasdites sikur na trembi, prapë koha u hap dhe festivali i mirepritur mori rrugen e nisur 22 vjet më pare.


Filloi me një mirëseardhje te grupeve nga Kryetare e Bashkise qytetit Alma Hoxha në sallën e QK ku dhe u bënë Falenderimet e para si për artistet dhe për dy miq te ketij festivali prof. Dilaver Kryeziu koreograf Prishtinë dhe Bashkim Arifi nga ShBA dhe pastaj rreth 100 artiste u derdhen në shesh plot tinguj e ngjyra nën rritmin e daulleve te Kosovës e Ladorishtit, sazeve te Vrionit dhe gernetes se Nokes nga Berati. Gjithecka shkoi mire e bukur e plot atmosfere.ku nuk mungoi dhe polifonia qe sollën një grup i vogël i grave të Vlores.




Sot do ngjitet në skenë ansambli Kemajl Azisi, një grup vallesh nga Janina dhe një ansambël nga Kavaja.

Festivali vijon rrugën e tij i mbështetur nga Ministria e Kulturës, këshilli Qarkut Gjirokastrës, Hotel Piazza Tiranë etj.

Seksioni Shqiptar i CIOFF falenderon pjesemarresit, Bashkinë Përmet dhe donatoret. //sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI