– Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë zbuluar një kategori tjetër përbërësish të gjetur në verën e kuqe që ul kolesterolin dhe për këtë arsye ka një efekt pozitiv në zemër dhe qarkullimin e gjakut, shkruan focus.it.
Këto molekula, të quajtura saponina, janë përbërës me bazë sheqeri që gjenden në ushqime gjithnjë e më shumë, megjithëse kjo është hera e parë që ato gjenden në verë.
Tani për tani, vetëm resveratroli (një përbërës i pranishëm në verën e kuqe) besohet të jetë përgjegjës për veprimin mbrojtës të verës, i cili shkaktoi të ashtuquajturin paradoks francez, lidhje paradoksale midis verës së kuqe dhe uljes së sëmundjeve të zemrës.
Komponimet mendohet se vijnë nga lëkura e kokrrave të rrushit e cila tretet gjatë procesit të fermentimit; për këtë arsye verërat e kuqe përmbajnë një nivel saponinësh 10 herë më të lartë se ai i verërave të bardha.
Përveç verës, saponinat janë të pranishme në vajin e ullirit dhe sojë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI