Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nuk do të ndryshojë pavarësisht krizës që po kalon sektori energjetik në të gjithë botën. Gjatë një interviste televizive, Zëvendëskryeministrja, njherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga data 1 tetor do të vendoset si tavan fasha prej 800 kilovat/orë dhe konsumatorët familjarë, mbi këtë sasi, do të faturohen me vlerën e tregut.
“Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 tetor”, tha Balluku duke bërë të ditur se çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë kaluar çdo parashikim, ku sot vlera arriti në 616 euro për megavat.
Ministrja tha se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të energjisë ndërsa shtoi se në terren për të ndaluar abuzimet, si nga konsumatorët familjarë ashtu edhe bizneset do të zbresë për kontrolle një task-forcë. “Është e domosdoshme në këto momente, si për të vënë në funksion të gjithë eficenën energjetike, duke nisur nga bashkitë tek entitetet private”, u shpreh Balluku.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi