Pirro NAÇI
200 vitet e fundit shkencëtarët dhe artistët kanë pasur pikëpamje të kundërta për estetikën e ngjyrave. Harmonia e ngjyrave është thelbësore në një projekt ashtu siç është dizajni. Arthur Schopenhauer në veprën e tij ‘’Vizioni dhe ngjyrat’’bazonte teorinë e Gëtes mbi ngyrat. Filozofi Ewald Hering shpiku teorinë e parë të tingullit të përshtypjes së ngjyrave. Ai zgjeroi pikpamjet e Gëtes dhe të Schopenhauer për ngjyrat. Njutoni e pa ngjyrën si problem të dimensionit fizik që përfshin dritën që bie mbi objektin dhe në brendësi të syrit. Edhe sipas Gëtes ajo që ne shohim nga një objekt varet nga një ndriçim i objektit dhe përshtypjet janë personale.

Edi Rama e pa ngjyrën dhe dizajnin në një aspekt tjetër ndoshta ‘’diabolik’’ duke i përkthyer ato në gërma dhe në numra. Faktet flasin se ai u bazua edhe në leksiaritminë e lashtë të alfabetit të Pitagorës. ‘’Habiti’’ botën, por askush nuk gjeti çelsin për t’u futur në brendësinë e tyre, të paktë ato që janë të ekspozuara në faqet e mureve në zyrën e kryeministrisë… Kjo është harmonia dhe filozofia moderne…e dizajnit dhe ngjyrave. Kush e kupton e kupton…të tjerët, ‘’Veten paçi në qafë’’.
Charles Michel (President i Këshillit Europian) …’’Jam xheloz mahnitem nga vizatimet në zyrën e Edi Ramës’’ Mark Rutte (Kryeministër i Holandës)…’’Më pëlqejnë shumë letrat e murit’’… Angela Merkel (Kancelarja Gjermane) duhe shfletuar më 2019 librin me dizajne të Edi Ramës edhe ajo mbeti pa ‘’fjalë’’ dhe e mahnitur… Të gjithë këta e takuan Kryeministrin shqiptar për një qëllim, hapjen e negociatave…

Ironia e takimeve nuk është se ata panë edhe dizajnet e një piktori kryeministër, por se ata nuk mundën t’i lexonin dhe t’i ‘’përkthenin’’ ato, nuk u futën në filozofinë e ngjyrave dhe formën e dizajnit ‘’modern’’. Po t’i shikosh me vëmendje ato flasin me një harmoni dhe filozofi të veçantë… Çdo skicë ka dhe diçiturën e ‘’fshehtë’’ të saj. E para dhe më e rëndësishmja, Reforma zgjedhore në drejtësi, ndodhet në qendër të faqes së murit, pastaj majtas e djathtas, lart e poshtë vazhdojnë me SPAK-un, me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë. Antikorupsionin, Krimin e organizuar, zgjedhjet lokale 2019, Pakicat Kombëtare, Track-Records, për Mediat,Reformën administrative etj. etj…. plotë 15-të.
Po të rronte Gëte në kohën tonë, jo një libër por do shkruante më shumë për dizajnin dhe ngjyrat… Dhe duke ju referuar alfabetit të Pitagorës gjejmë se asgjë nuk është e rastësishme…
Po të marrim të parën Reformën zgjedhore në drejtësi të përkthyer në fjalorin e lashtë grek, ajo ka një shifër që korrespondon me 2591… dhe nuk është fare e rastësishme që fjala Edi, po ta marrim si shembull, e shkruajtur në atë alfabet korespondon me shifrën ‘’diabolike’’ 365, simboli i numrave të një viti. Provova të pjestojë shifrën 2591 me 365 dhe mora numti 7-të. Pra 7-të vjet akoma… ndoshta simboli i rrugëtimit!
Edhe diçka tjetër, kush ka parë zyrën e kryeministrit diku në sheshin e saj është në skulpturë koka e ish-presidentit Abraham Lincoln që lexon twitter… Për çudi edhe ky emër i madh, korrespondon me alfabetin e Pitagorës me shifrën 365! Nuk dua të zgjatem më shumë në interpretime të tjera, por koka e një presidenti amerikan nuk mund të jetë për tokë, aty ku ‘’lëmë këpucët’’, në zyrën e një kryeministri, thjesht për të bërë humor … Aty e ka vendin ndoshta ‘’breshka’’, që mban mbi supe 15-të dosjet për t’i çuar në Starsburg….
Me gjithë atë, unë kështu dua ta shikoj këtej e tutje letrën murale të zyrës Kryeministrore. Jo për gjë, por të mos na ndodhë ndonjë e papritur tek të ftuarit nga habitë e mëdha. Suprizat dhe befasitë duhet të jenë të ndaluara. Ato kanë edhe një kufi. Për sa kohë të riciklojmë të njëjtin mentalitet të vjetër, nuk prodhojmë besueshmëri politike, nëse vërtet besojmë në reforma dhe europianizimin e vendit.///
ME SHUME LAJME
”The Times” . Nga Mesdheu në Afrikë: Riviera Shqiptare mes vendeve më të rekomanduara për pushime
Takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik.
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë