Bashkia e Sarandës të premten do te mbjelle 250 fidanave pisha deti, në një parcelë kullosore në Berdenesh, duke e vazhduar nje tradite te hershme per mbjellen e fidaneve te gjelber ne stinen e dimrit.
Kjo nismë mjedisore vjen me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar
NJOFTIM : Me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, Bashkia Sarandë organizon ditën e premte, më 27 janar 2023, ora 12:30, mbjelljen e 250 fidanave pisha deti, në parcelën kullosore 20/a Berdenesh. Ftoheni të bëheni pjesë e këtij organizimi, që bëhet në të gjithë vendin, dedikuar këtij jubileu të rëndësishëm, me motivin “mbill një fidan për vete dhe për brezat që vijnë”. Të pranishëm do të jenë autoritete vendore, punonjës bashkiakë e të projektit gjerman GIZ, skuadra zjarrfikësish, përfaqësues të shoqatave pro-mjedis, shkollarë, përfaqësues të medias etj. KABINETI I KRYETARIT ///sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër