Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këtë javë kur temperaturat parashikohen të jenë nën zero. “Java që vjen parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes! Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan Veliaj.
Situata me temperatura të ulëta është edhe në Sarandë.
Edhe në Sarandë, në numër më të vogël por ka persona të pastrehë të cilëve u rrezikohet jeta nga të ftohtit dhe ndoshta edhe nga mungesa e ushqimit. Një thirrje si më sipër nga ana e Bashkisë Sarandë si administratore e jetës në qytet nuk ështe tepërt të bëhet, një orë e më parë.
Rreth dy vite më parë, një mëngjes të ftohtë u gjend pa jetë në palcën e dimrit, në një kabinë makine të braktisur një 50 vjeçar, dikur banor i shtëpisë së fëmijëve jetimë, i njohur nga shumë sarandjotë. Një jetë njeriu që mund të shpëtohej!.../SarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi